Murati: Rreth 60 aplikime për heqje dorë nga 100 eurot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2024, 12:10

Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.

Ai në fjalën e tij para mediave u shpreh se gjatë ditës së sotme pritet të bëhet shpërndarja e pagave për sektorin publik dhe shtesat prej 100 eurosh.

Mirëpo sipas Muratit ka nga ata, të cilët u tërhoqën nga përfitimi prej 100 eurosh.

“Sa i përket formularit që kemi prezantuar ka qenë si rrjedhojë e kërkesave që kanë qenë. Kemi dashur që të ofronim mundësinë që dikush që nuk dëshiron t’i marrë të ketë mundësinë të refuzojë. Me sa kam informatë kanë qenë 60 aplikime të pranuara. Bëhet fjalë për një numër të vogël”, tha ai.

Ky vendim erdhi pasi në mbledhjen e fundit për vitin 2024 të qeverisë, është miratuar propozimvendimi për ndarjen e shtesave të njëhershme me vlerë prej 100 eurosh për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit