I ftohti siberian ka mbërritur në vend, dielli i papërfillshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.12.2024, 11:53

I ftohti siberian që ka prekur pjesën më të madhe të rajonit ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Sipas meteorologëve gjatë fundjavës do të na shoqërojë moti me diell, por me temperatura relativisht të ulëta.

Maksimalet e temperaturave do arrijnë në 13-14, por dielli do jetë i papërfillshëm për shkak të rrymave të ftohta.

Diell dhe ftohtë, tashmë i ftohti siberian që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Ballkanit, ka sjellë një qëndrueshmëri të motit dhe përmirësim të dukshëm dhe sot vranësirat janë prezente dhe kalimtare.

Në zonat Verilindore dhe Juglindore do të kemi momente vetëm me flokë dëbore, por të papërfillshme, ndërkohë temperaturat e ajrit kanë pësuar një tjetër rënie.

Maksimalet sot do të jenë rreth vlerës 13-14 gradë. E shtuna dhe e diela do të jenë me diell, i cili do të jetë prezent pothuajse gjatë gjithë ditës, megjithatë do të jetë mjaft ftohtë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit