Sot, para gjykatës së Sarandës, është paraqitur 48-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila dyshohet se në orët e para të së martës ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sëpatë.
Seanca gjyqësore u zhvillua rreth orës 12:00, dhe në përfundim gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e saj për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.”
Gjithashtu, u vendos ndaj saj masa e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik.”