21-vjeçari përplas policin gjatë detyrës! Efektivi dëmtime në kokë dhe gjymtyrë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.12.2024, 16:00

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi përplasi një efektiv gjatë detyrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën "Xhanfize Keko", ndërsa polici Skënder Shkurtaj, 30 vjeç, ka pësuar dëmtime dhe ndodhet aktualisht në spital për trajtim.

Sipas mediave, efektivi ka marrë lëndime në kokë dhe në gjymtyrë. Ai është duke kryer ekzaminimet e nevojshme në shërbimin e Urgjencës të Spitalit të Traumës, ku mjekët konfirmojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit