Një qytetar, banues në zonën e Astirit në Tiranë, i është drejtuar redaksisë sonë lidhur me një problematikë të komunitetit ku jeton. Një grup banorësh në zonën e Astirit, te kompleksi “Hapsira X”, kanë vendosur një tra në hyrjen e një pallati, duke e privatizuar atë dhe duke penguar qarkullimin e lirë. Kjo situatë ka krijuar vështirësi të shumta për bizneset dhe banorët e tjerë të zonës, në hyrje e dalje.
Qytetari shkruan se trari është vendosur pa asnjë leje nga autoritetet përkatëse. Sipas tij, bashkia e Tiranës, e kontaktuar për këtë çështje, e ka cilësuar të paligjshme vendosjen e tij, por deri më tani nuk janë marrë masa për zgjidhjen e situatës. Problem shtesë është fakti që disa banorë refuzojnë të përdorin hapësirën e parkimit të pallatit dhe zgjedhin të parkojnë mbi trotuare, duke krijuar kaos në zonë.
Gjithashtu, qytetari thotë se një banor i pallatit, me lidhje në njësinë administrative nr. 7, ka ndikuar në vendosjen e këtij trari, duke përforcuar idenë se trari është vendosur për qëllime personale dhe jo për përfitimin e komunitetit. Si pasojë, klientët e bizneseve largohen, ndërsa bizneset dhe banorët e tjerë nuk mund të hyjnë lirshëm në zonë.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje JOQ po dua te bej nje denoncim per nje tra qe kan vendosur disa banor ne nje pallat te cilin e kan ber pallatin te privatizuar Une ketu kam biznesin edhe skam se si hyj ne biznes Ku kam kontaktuar me bashkin bashkija thot eshte e pa ligjeshme vendosja e traritJu lutem beheni publike Asnje mas bashkia pervec ne bizneset ankohemi ata sreagojn Sepse vijn klient perdit edhe ska kush hap traun Plus nuk ka asnje leje per trarin Eshte ne mes rruges Pallati ka parking edhe banoret sduan te parkojn ne parking duan te parkojn ne tortuar Sjan te gjith thjesht jan disa banor Ne bizneset edhe disa te tjer banor nuk hyjm dot Lagja astir kompleksi Hapsira X quhet Tani mora vesh te pallati jetoka nje person qe ka mik ne njesin administrative nr.7 edhe ka ven trarin e ka privatizuar pallatin edhe ne bizneset na vijn klient e na ikin pas se ka tra te cilin e ka ven nje mik i lali erit trarin pa asnje miratim nga bashkija”.