Punëtori u plagos në fabrikën e çimentos, ‘Seament’ s’i jep raportet: Nuk është drejtori këtu

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2024, 13:59

Pak muaj më parë, një punonjës i fabrikës së çimentos në Elbasan, ECF, është plagosur rëndë në vendin e punës.

Pas kontrolleve të kryera, mjekët e kanë nxjerrë të paaftë për punë 58-vjeçarin dhe i kanë dhënë raport mjekësor për 4 muaj.

3 muajt e parë të raportit, shator, tetor dhe nëntor, kompania private 'Seament" e cila është aksionere kryesore e fabrikës së çimentos së Elbasanit, bashkë me qeverinë shqiptare, i kanë paguar rregullisht raportet.

Por tani që jemi në dhjetor, muaji i fundit për marrjen e raportit dhe plotësimit të dokumenteve për kemp, kompania shtyn datën. Familjarët e punëtorit të plagosur janë interesuar disa herë te burimet njerëzore të kompanisë për marrjen e raportit, por ata i thonë se drejtori nuk është këtu për të firmosur dhe si afat të fundit i kanë lënë datën 31 dhjetor.

Por, punëtorit të mbetur invalid i duhet raporti sa më parë pasi duhet të plotësojë kempin por edhe të pagujë detyrimet financiare si familjar. Në herët e kaluara, raportet janë dhënë maksimumi deri më datë 13, por tani që jemi në dhjetor dhe shpenzimet janë më të mëdha, kompania nuk i qëndron procedurave.

Familjarët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për këtë problem pasi edhe për afatin 31 dhjetor që kompania u ka dhënë, kanë dyshime se është mashtrim duke qenë se shumë punonjës e bëjnë pushim.

Denoncimi i qytetarit:

Si jeni, Shpresoj të gjej zgjidhje tek juu Sepse fabrika e punës në fjal nuk na jep zgjidhje. na mashtrrojn Ju lutem ësht rast serioz! Babi punon te fabrika çimentos ECF në elbasan. Ësht vra në punë. Ka 4 muaj me raporte Sepse e nxorrën doktorrët invalid pune. Këto 2 muajt e fundit nuk po ja paguajn raportet. E ka datën me 13. Që me datën 13 ne interesohemi te personat në fabrikë ata na thojn nuk është drejtori ti firmosi të shohim me dat 31 dhjetor. Ndërkohë që adminisrtata nuk del në punë dit feste. Ndërkohë që shefi i firmosi pagat e puntorëve për raportin na thojn që nuk ndodhet këtu. Na ka bërë edhe bllok numrit nuk kemi ku ta kërkojmë.

Ju lutem shpresat janë tek ju sepse kam parë që keni gjetur zgjidhje dhe me raste tjera Afatin e pagesës se ujit dhe dritave është nesër nëse nuk paguhen priten. Nga kenpi do e djegin sepse nesër ai ka komisionin sepse mbarojn raportet ata sja kan firmosur. Të premten që e mori zyra e punës në tel punonjesen e burimeve njerezore, ai i tha për sot që do merren. Ndërsa sot na thot të shofim me dat 31 dhjetor që ësht dit feste. Adminstratat jan pushim na gënjen nee. Ju lutem më ndihmoni me këtë çështje se nuk po gjej zgjidhje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit