Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, Policia has në struktura paralele

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2024, 13:55

Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka asistuar sot për lirimin e disa pronave.

Lajmin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai tha se aksioni u bë në një objekt banesor, derisa tha se gjatë aksionit kanë hasur në disa struktura paralele.

“Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftuar Prokurorinë e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë leju me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje”, tha ai.

Elshani shtoi tutje se gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pas ndonjë incident

Po ashtu, ai tha se tashmë me rastin është duke u marrë Prokuroria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit