Erdhi në Kosovë për festat e fundvitit, mërgimtari kthehet në Gjermani pasi që s’pati rrymë në shtëpinë e tij në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2024, 11:37

Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike.

Ismajli me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se vëllai i tij erdhi nga Gjermania t’i festonte festat e fundvitit, por që “katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot”.

“Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri”.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, bëri një shkrim dje ku tregoi se i gjithë Ferizaj kishte qëndruar në terr për më gjatë se pesë orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit