Pikëkalimi në Kullë vazhdon të jetë i pakalueshëm për kamionë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2024, 09:33

Reshjet e borës në vend kanë bërë që qarkullimi të vështirësohet në disa zona, sidomos ato malore.

Megjithatë, pikat kufitare janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme.

Në përditësimin e fundit të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar është bërë e ditur se nuk ka pritje në pikëkalimet kufitare.

Qarkullimi në to është i rregullt për automjete, përveç pikës kufitare Pejë-Kullë, ku është ndaluar kalimi i automjeteve të rënda.

Për shkak të akullit në rrugë dhe sasisë së borës, është rekomanduar që kamionët të mos kalojnë në këtë pikë kufitare, teksa të gjitha veturat duhet të posedojnë pajisjet dimërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit