Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim nga një banor i fshatit Bregas, njësia administrative Vreshtas, Bashkia Maliq, i cili shpreh shqetësimin e tij për mungesën e energjisë elektrike prej disa orësh.
Sipas tij, ai është i vetmi në fshat që po përballet me këtë problem dhe, pavarësisht telefonatave të vazhdueshme drejt OSHEE-së, nuk ka marrë asnjë ndihmë.
Për më tepër, Saimiri shprehet se ka telefonuar edhe kryetarin e Njësisë Administrative Vreshtas, por dhe ai ja ka mbyllur telefononin.
Në mesazhin e tij, denoncuesi shprehet:
"Përshëndetje JOQ! Jam Saimiri, banor i fshatit Bregas. Dua të bëj një denoncim për punëtorët e OSHEE. Kam 5 orë pa drita, vetëm unë kam defekt. I marr në telefon, nuk vjen njeri ta rregullojë. Marr administratorin e Vreshtasit dhe ai ma mbyll telefonin. Punëtorët marrin rrogën kot... Ju lutem publikoje. Kam dhe të sëmurë në shtëpi dhe nuk e çan njeri kokën të vijnë."
Sipas tij, indiferenca e punonjësve të OSHEE dhe institucioneve përgjegjëse ka bërë që situata të mbetet e pandryshuar, duke e lënë familjen e tij në vështirësi të mëdha, veçanërisht për shkak të të personave të sëmurë që ka në shtëpi.