Një çift homoseksual nga Georgia e SHBA-së, William dhe Zachary Zulock, janë dënuar me 100 vjet burg për abuzim seksual me djemtë e tyre të birësuar.
Djemtë e mitur, sot 10 dhe 12-vjeç, të cilët janë vëllezër, u birësuan nga çifti gay nga një agjenci e krishterë për fëmijët me nevoja të veçanta dhe u rritën në një zonë të pasur të Atlantës.
Zachary punonte në bankë dhe William ishte punonjës i qeverisë.
Çifti i detyronte rregullisht djemtë të bënin seks me ta dhe përdorën rrjetet sociale për të promovuar abuzimin.
Ata u arrestuan në vitin 2022 pasi një anëtar i dyshuar i një rrjeti pedofilik u kap duke shkarkuar pornografi me të mitur.
Çifti homoseksual janë shpallur fajtorë për akuzat; ngacmim seksual i fëmijëve, sodomi dhe shfrytëzim seksual i fëmijëve.