“Rrezikojmë jetën çdo ditë”, punonjësit e OSHEE -së denoncojnë kushtet skandaloze

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.12.2024, 19:55

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me kushtet e skandaloze të punës dhe shkeljen e të drejtave të punonjësve të OSHEE.

Qytetari shprehet se çdo ditë ndihen të rrezikuar dhe të pambrojtur, pasi kushtet janë skandaloze. Ata detyrohen të marrin materialet në krahë, pasi mungojnë makinat e transportit dhe gjithashtu vihen nën presionin e drejtuesve, për të marrë makinat e tyre, duke shtuar kështu shpenzimet personale. Krahas këtyre, punonjësit dalin orar pa orar në punë dhe nuk paguhen për orët shtesë.

"Unë punoj tek OSHEE. Punojmë në kushte skandaloze dhe rrezikojmë jetën çdo ditë. Marrim presione çdo ditë nga shefat dhe detyrohemi të përdorim makinat personale për shërbimet te OSHEE. Orët jashtë orarit nuk na i paguajnë. Dalim në punë orar pa orar, pa makinë transporti. Ngarkohemi si kafshë me materiale", shkruan punonjësi i OSHEE.

Gjithashtu, ai bashkangjiti edhe bisedën ku shefi shkruan se duhet të marrin makinën e tyre personale për të kryer detyrat e punës.

Kjo situatë kërkon veprim të menjëhershëm nga autoritetet për të siguruar kushte pune më të sigurta dhe më të drejta për punonjësit e OSHEE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit