U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, arratiset Fran Frrokaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.12.2024, 18:20

Ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj nuk u gjet në banesën e tij kur autoritetet shkuan për të ekzekutuar masën, pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme.

Ai mori një dënim prej 2 vitesh e 8 muajsh burg, pasi Apeli i Posaçëm konfirmoi vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Frroku është akuzuar për shpërdorim detyre dhe u lirua nga burgu më 24 prill, falë përfitimit nga Amnistia Penale. Gjykata njoftoi se, pas shqyrtimit të ankimimit të të pandehurve, u mor vendimi përkatës:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit F.F. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

2-Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Carës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit B.C. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin B.C. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.

3-Deklarimin fajtore të të pandehurës J.M. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës J.M. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën J.M. dhe vënia në provë për një afat prej 5 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. Urdhërohet e pandehura J.M. që të mbajë kontakte me shërbimin e provës Zyra Vendore Lezhë.

Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurën J.M. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.

Mospranimin e ankimit të ankuesit shoqëria *** sh.p.k ndaj vendimit nr. 13 datë 01.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit