Avioni që u rrëzua në Kazakistan u përplas me tufën e zogjve, disa të mbijetuar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.12.2024, 12:48

Një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord dyshohet se ndodheshin 72 persona.

Ministria e Emergjencave në Kazakistan njoftoi se mund të ketë të mbijetuar nga rrëzimi i një avioni, brenda të cilit gjendeshin mbi 70 persona, përfshirë ekuipazhin.

Avioni i kompanisë ajrore “Azerbaijan Airlines” u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan. Mediat raportojnë se të paktën 28 persona kanë shpëtuar, ndërsa pjesa tjetër dyshohet të kenë humbur jetën. Deri më tani, janë nxjerrë katër trupa nga rrënojat.

Aeroplani, i cili udhëtonte nga Baku në Azerbajxhan drejt Groznyt në Çeçeni të Rusisë, kreu një ulje emergjente rreth tre kilometra larg Aktaut pas përplasjes me një tufë zogjsh. Pas kontaktit me tokën, avioni shpërtheu në flakë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit