Bllokohen akset në veri të vendit, borëpastruesja s’ekziston fare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2024, 12:41

Shumë akse në veri të vendit janë bllokuar nga dëbora e cila vijon të mospastrohet nga kompanitë kontraktore.

Në aksin Kukës-Bushtricë situata paraqitet problematike pasi ngricat dhe bora i kanë zenë vendin rrugës së shtruar me asfalt.

Edhe në Qafë Mali-Bajram Curri, rruga është e pakalueshme nga dëbora. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe era e fortë e vështirëson edhe më tepër qarkullimin e mjeteve.

Nga ana tjetër, Rruga e Arbrit për momentin është jashtë funksionit pasi drejtuesit e mjeteve janë detyruar të kthehen nga rruga e vjetër, pasi kanë mbetur të bllokuar me orë të tëra në borë.

Edhe në zonat turistike, Valbonë, Theth, Bogë, situata është problematike dhe kalimi është i mundur me zinxhirë, por me vështirësi.

Përveç këtyre, mungesa e energjisë elektrike e bën edhe më të vështirë situatën pasi edhe në ditë feste, Krishtlindja, shumë zona janë në errësirë totale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit