Një avion pasagjerësh i kompanisë Azerbajxhan Airlines që fluturonte nga kryeqyteti Baku në Grozny, Çeçeni, është rrëzuar të mërkurën në Kazakistan, pranë qytetit Aktau, në perëndim të vendit.
Avioni i tipit Embraer 190 u rrëzua rreth tre kilometra nga Aktau, një qendër nafte dhe gazi në bregun lindor të Detit Kaspik.
Ministria e transportit e Kazakistanit njoftoi se në avion ishin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, ndërsa sipas deklaratave të mëvonshme, 14 persona kanë mbijetuar dhe janë dërguar në spitalin rajonal, me pesë prej tyre që ndodhen në kujdes intensiv.
Personeli i emergjencës është angazhuar për të shuar zjarrin në vendngjarje. Informacionet për viktimat janë ende në proces verifikimi, megjithatë, sipas njoftimeve paraprake, ka të mbijetuar.
BREAKING: Passenger plane crashes near Aktau Airport in Kazakhstan pic.twitter.com/M2DtYe6nZU
— BNO News (@BNONews) December 25, 2024