Aksident me vdekje në Kurbin, humb jetën 65-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2024, 08:36

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Shullaz, Kurbin.

65-vjeçari me iniciale N.J. ka qenë duke drejtuar automjetin e tij kur ka humbur kontrollin mbi të dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit