Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.12.2024, 20:05
Me afrimin e festave të fundvitit janë shtuar ndjeshëm edhe hyrje-daljet në kryeqytet.
Situatë e rënduar në trafik ka në autostradën Tiranë-Durrës, kryesisht edhe në Vorë, aty ku rruga ndahet në drejtim të veriut të vendit por edhe aeroportit të Rinasit.
Në hyrjen tjetër të Tiranës, nga Elbasani, raportohet për radhë të gjata makinash që shkon deri në 7 kilometra.
Prej disa ditësh, trafiku në kryeqytet është kthyer në makth për shoferët, për shkak të rrugëve të bllokuara kryesisht gjatë pikut në mëngjes, drekë dhe pasdite.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.