Ndërsa qytetarët po përgatiten për Krishtlindje, shumë lagje të Kamzës dhe Laprakës vazhdojnë të përballen me mungesën e energjisë elektrike.
“Sonte është nata e Krishtlindjes dhe shumë lagje në Kamëz e Laprakë janë pa drita, dhe jo vetëm sonte, por ka disa ditë kështu!”, shkruan një qytetar i indinjuar në redaksinë tonë.
Kjo situatë është kthyer në rutinë për shumë familje, të cilat prej ditësh përballen me mungesën e energjisë, pavarësisht pagesave të rregullta për një shërbim që nuk e marrin.
Mungesa e energjisë në prag festash mbetet një problem i përsëritur prej vitesh, pavarësisht premtimeve të shumta për zhvillim dhe modernizim.