Gjykata Kushtetuese vegël e Ramës dhe Berishës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.12.2024, 18:10

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e partive të vogla për të anuluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ato e kishin konsideruar ndryshimin si antikushtetues dhe kërkuan rrëzimin e marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për listat e mbyllura dhe disa ndryshime të tjera.

Pavarësisht kësaj, ankimimi i tyre është refuzuar.

Sipas padisë së paraqitur nga shtatë parti të vogla dhe disa deputetë të opozitës, ndryshimi i propozuar mund të bëjë që rreth 100 nga 140 deputetët e ardhshëm të emërohen nga dy partitë kryesore, nga Rama dhe Berisha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit