Një ngjarje tragjike është shënuar në Krumë, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën në rrethana që dyshohet se janë aksidentale.
Burime bëjnë me dije se viktima kishte dalë për gjueti kur dyshohet se është goditur aksidentalisht me armën e tij të gjahut.
Arma, e cila ishte në posedim të viktimës dhe e pajisur me leje, është sekuestruar për t’u përdorur si provë materiale në kuadër të hetimeve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje.