Reshjet e dëborës të rëna gjatë ditës së djeshme kanë izoluar plotësisht Thethin, fshatin turistik të frekuentuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe ata të huaj.
Edhe pse jemi në periudhë festive, shumë turistë që kishin rezervuar për të kaluar natën e Krishtlindjeve në këtë zonë, janë detyruar të anulojnë udhëtimet e tyre për shkak të izolimit të rrugëve nga dëbora por edhe nga mungesa e energjisë elektrike.
Drejtuesit e bujtinave në këtë zonë kanë treguar për JOQ ALBANIA se po detyrohen të anulojnë prenotimet e turistëve dhe vizitorëve pasi në fshat mungojnë dritat. Ata thonë se deri më tani Operatorin i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nuk ka dërguar asnjë grup në terren për të riparuar defektin dhe situata vijon të mbetet problematike.
Edhe aksi rrugor Qafë-Thorë-Theth për momentin është i pakalueshëm nga dëbora që ka arritur 20 cm.
Denoncimi i një drejtuesi bujtine:
Pershendetje JOQ , ne fshatin turistik te thethit jemi pa energji qe dje ne mengjes dhe sonte ne naten e krishtlindjeve do jemi pa energji , gjith turistat qe kishin pronotu duhet ti anullojm per shkak te energjis , asnje ekip nga oshe nuk eshte ne terren , bejeni publike ju lutem . Faleminderit