Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një denoncim lidhur me vështirësitë për regjistrimin e foshnjës së sapolindur. Qytetarja shkruan se prej një jave nuk ka arritur të kryejë regjistrimin, pasi i është komunikuar se “sistemi nuk funksionon”.
Qytetarja raporton se i është kërkuar të drejtohet pranë gjendjes civile të zonës ku banon, por edhe atje është përballur me të njëjtin problem dhe arsyetim.
Si pasojë, foshnja mbetet ende e paregjistruar, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të zgjidhur situatën.
Ditët e fundit kanë qenë të shpeshta rastet kur shumë qytetarë kanë hasur probleme me e-albania përsa u përket regjistrimeve, marrjes së dokumentacionit për çështje të ndryshme etj, duke i lënë qytetarët pa zgjidhje.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje Joq! Doja te beja nje ankese per Gjendjen civile tek materneti i ri. Kam nje jave qe kam lindur dhe nuk po mundem dot te bej rregjistrimin e bebes,thone nuk ka sistem Dhe drejtohuni gjendjes civile ku ju banoni nderkohe qe paraqitesh tek Gjendja civile te njejten gje te thone. A mund ta publikosh te lutem rastin pasi po shkojm cdo dite dhe te njejten gje thone. Nuk ka sistem thote gjendja civile Ngelem pa rregjistruar bebin”.