Shpërthimi në fabrikën e eksplozivëve në Turqi, 12 viktima dhe 5 të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.12.2024, 10:49

Një shpërthim tragjik ka ndodhur në fabrikën e prodhimit të eksplozivëve në lagjen Karesi të Balıkesir, Turqi, ku kanë humbur jetën 12 persona dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi në seksionin e prodhimit të kapsulave të eksplozivëve, për arsye ende të paqarta.

Pas shpërthimit, janë dërguar menjëherë ekipe të emergjencës dhe zjarrfikës, për të trajtuar të lënduarit dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Një pjesë e fabrikës duket se është shembur, ndërsa në momentin e shpërthimit në fabrikë kanë qenë 300 persona pasi fabrika punëson 1000 punëtorë. Në informacionet e para nga mediat turke thuhet gjithashtu se aktualisht nuk ka të dhëna për sabotim të mundshëm dhe të dhënat e deritanishme flasin për një aksident.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e këtij incidenti tragjik, ndërkohë që familjarët e viktimave janë në dhimbje të thellë për humbjen e jetëve të afërmve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit