Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.12.2024, 10:26

Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq të Klinës, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet

Viktimë e këtij aksidenti ishte Erblin Berisha, 25 vjeçar.

Ky i fundit nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë vdiq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, ndërsa mësohet se ndjeri nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugës, moment ky që ishte fatal për të.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i 25 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit