Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën mëngjesin e sotëm.
Në fshatin Metoq, një grua ka vrarë bashkëshortin e saj teksa ai flinte gjumë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se 49-vjeçarja me iniciale E.T e ka goditur burrin, shtetasin Ll.T me sëpatë duke e lënë të vdekur në vend.
Shkaku i kësaj ngjarje dhe rrethanat mbeten ende të paqarta.
Sarandë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.