Nëna e re: S’kam para t’i blej dhuratë fëmijës për Vit të Ri! ISKSH nuk na derdh sigurimet!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.12.2024, 08:21

Një nënë në leje lindjeje ka denoncuar një situatë përmes redaksisë e JOQ, duke rrëfyer se mosplotësimi i detyrimeve nga shteti dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po i vendos familjet në vështirësi ekonomike, veçanërisht nënat e reja.

“Përshëndetje! Si jeni? Doja të bëja një denoncim përmes medias suaj, që është ndër më të besuarat dhe me zë që dëgjohet kudo. Jam një nënë me leje lindjeje dhe nuk kam mundësi t’i blej një dhuratë fëmijës tim për Vitin e Ri. Arsyeja? Shteti dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk na derdhin sigurimet për muaj të tërë,”-shprehet ajo.

Sipas saj, kjo situatë nuk është rast i izoluar:

“Marr shkas nga fakti se edhe dy mikesha të miat po përballen me të njëjtin problem. Si mund të kujdesemi për foshnjat tona kur na mungojnë mjetet bazë? Prandaj ka rënë numri i lindjeve në vend. Njerëzit kanë frikë se do mbeten pa bukë gjatë kohës që janë në leje lindjeje.”

Ajo bën thirrje që kjo çështje të trajtohet me seriozitet nga institucionet përgjegjëse, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për nënat e reja.

“Prandaj është ulur numri i lindjeve se kanë frikë se ngelin pa bukë gjatë kohës që do kujdesen nënat për bebat.

Denoncimi i saj vjen si një tjetër sinjal alarmi mbi sfidat me të cilat po përballet shoqëria shqiptare në raport me rënien e lindshmërisë dhe mbështetjen e familjeve të reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit