Tre autobusë të linjës së “Ish-uzinës Autotraktorëve” në Shkozë janë shkrumbuar nga flakët gjatë mesnatës.
Autobusët kanë qenë të parkuar në Shkozë te Ish-uzina.
Në fillim është përfshirë nga flakët vetëm njëri prej tyre, por flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar edhe dy autobusët e tjerë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit dhe shkakun e tyre.