Ishte në Greqi pa patentë, 19-vjeçari përballet me gjoba të padrejta në sistem

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.12.2024, 21:05

Një i ri 19-vjeçar nga Peqini ka bërë një denoncim në redaksinë tonë për një seri gjobash që janë vendosur në makinën e tij pa ndonjë fletë apo ndalim nga policia.

Sipas tij, të gjitha gjobat janë futur direkt në sistem dhe janë regjistruar si shkelje të rregullave të trafikut, edhe pse ai nuk ka qenë në Shqipëri në çastin e shkeljeve.

Më 15 shtator 2023, datën kur janë vendosur gjobat, ai ka qenë në Greqi, përveç faktit që nuk ka pasur patentë shoferi për të udhëtuar.

Ky denoncim ka ngritur pikëpyetje mbi saktësinë dhe transparencën e procedurave të administratës, duke kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet që të verifikojnë me kujdes çdo rast përpara se të vendosin ndëshkime.

Mesazhi i qytetarit:

"Jam një djalë 19 vjeç dhe dua të denoncoj shtetin për disa gjoba që janë vënë në targën e makinës sime, pa një fletë, pa asgjë, janë futur direkt në sistem. Për gjobën më 15 shtator 2023, në Peqin , unë kam qenë në Greqi, plus nuk kam pasur as patent që të lëvizja me makinë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit