Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një qytetar lidhur me aplikimin për kredi të butë për blerjen e një banese, i cili po përballet me vështirësi teknike në platformën "e-Albania".
Qytetari ka deklaruar se ka tentuar për dy ditë radhazi të aplikojë, por nuk ka mundur të përfundojë procesin për shkak të problemeve me funksionimin e portalit.
Aplikimi për kredi të butë nisi më 12 dhjetor 2024 dhe do të përfundojë më 13 janar 2025, një mundësi që u jep familjeve dhe individëve në nevojë për strehim mundësinë për të përfituar subvencionim të interesave të kredisë. Megjithatë, ky problem teknik ka shqetësuar qytetarët, të cilët mund të mos përfitojnë për shkak të bllokimit të sistemit.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te ata që kanë nevojë për këtë mbështetje financiare, duke u kërkuar autoriteteve përkatëse që të marrin masa për të riparuar problemet teknike dhe për të mos humbur mundësinë për të aplikuar në afatet e caktuara.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje! Kam dy ditë që tentoj të aplikoj për kredinë e butë, por gjendja është e tillë... E-albania s'na lejon të kryejmë aplikimin."