Aksident fatal në aksin Vorë-Rinas, humb jetën një 45-vjeçar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.12.2024, 19:39

Më 23 dhjetor 2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, një aksident i rëndë automobilistik ka rezultuar fatal. Një mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me një mjet tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi E.A.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Fiat”-it, Q.H., u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit