Emigranti kthehet në Shqipëri dhe gjen rrugën e shkatërruar: Prej saj s’na merr malli të vijmë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 23.12.2024, 13:58

Në adresën tonë ka mbërritur një denoncim lidhur me gjendjen e Rrugës së Arbrit nga një qytetar që jeton jashtë vendit dhe është kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit.

Fotoja e dërguar tregon qartë një rrugë me kushte të papërshtatshme, rrugë të paasfaltuara dhe radhë të gjata automjetesh.

Denoncuesi shprehet se kjo situatë i ka sjellë dëme të konsiderueshme automjetit të tij dhe ka ndikuar negativisht në dëshirën për t’u kthyer në vendlindje.

Ky denoncim sjell në vëmendje gjithë problematikat e kësaj rruge, paratë që janë deklaruar se janë shpenzuar për të, por kushtet lënë për të dëshiruar.

Qytetari shkruan:

Pershendetje a e publikoni dot katastrofen ne rrugen e arbrit , mashtrimet e zonjes balluku, vij nga jasht dhe per shkak te kesaj rruge sna merr malli te vijm, i shkatrruam makinat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit