Preng Bardhok Marku, 82-vjeçari që prej të premtes kishte humbur kontaktet me familjarët, është gjetur sot i vdekur.
82-vjeçari i larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjarëve është gjetur i vdekur në Rubik.
Familjarët pasi bënë denoncim në polici, kërkuan edhe ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e tij.
Ata falenderojnë të gjithë shqiptarët që u përpoqën dhe u vunë në lëvizje për gjetjen e tij.
Mesazhi i familjarëve:
Pershendetje Joq Albania , Desha te njoftoj se Preng Bardhok Marku eshte gjetur sot i vdekur ne fshatin Rrubik . Shume faleminderit stafit tuaj dhe te gjithe njerezve per telefonatat dhe mesazhet .