Një incident i papranueshëm u shënua të dielën gjatë mbrëmjes së boksit në Tiranë, duke shkaktuar reagime të forta.
Boksieri serb, Stefan Mariq shoqëroi hyrjen e tij në ring me këngën “Gëzohu popull serb,” e cila promovon narrativën se Kosova është pjesë e Serbisë.
Ky veprim u cilësua si një provokim i rëndë, duke ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë e organizatorëve të eventit dhe lejimin e provokimeve të tilla në ndeshjet e sportit.
Në ring, megjithatë, shqiptari Ahmed Koci i dha përgjigjen më të mirë, duke e mposhtur Mariqin me nokaut në raundin e dytë duke i dhënë fund çdo iluzioni për një fitore boksierit serb.
Fitorja e Kocit i dha fund mbrëmjes me entuziazëm për tifozët shqiptarë, por incidenti i provokimit mbetet një pikë e zezë për organizimin e eventit.
Ky lëshim nga ana e organizatorëve ka nxitur kritika të shumta, ndërsa publiku shqiptar kërkon që ngjarje të tilla të mos tolerohen më në të ardhmen.