Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër, ku një 29-vjeçar është arrestuar pas dhunës fizike ndaj babait të tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, ku i riu, Robert Lokthi, akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, 61-vjeçarit N. L., duke përdorur sende të forta dhe një mjet prerës. Gjatë incidentit, ai e kishte kërcënuar atë për ta vrarë.
I dëmtuari është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është kthyer në banesë, pasi gjendja e tij shëndetësore u stabilizua. Pas njoftimit për ngjarjen autori i dyshuar u arrestua në flagrancë.
Materialet e rastit i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për hetime të mëtejshme.