Jo vetëm OSHEE, edhe ujësjellësi s’lodhet shumë: Fatura të njëjta për disa muaj radhazi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.12.2024, 10:14

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi OSHEE për mbifaturimet e pashpjegueshme dhe me vlera të njëjta.

Një qytetar tregoi se si për 3 muaj radhazi, OSHEE i ka dërguar të njëjtën faturë me vlerë të njëjtë pa ndryshuar as pikë e as presje.

Menjëherë pas këtij publikimi, dhjetëra denoncime mbërritën në redaksinë tonë jo vetëm për OSHEE, por edhe Ujësjellësin.

Një qytetare ka treguar se për disa muaj radhazi, Ujësjellësi i Durrësit i ka dërguar të njëjtën faturë pa ndryshuar asnjë vlerë të saj.

Këto denoncime kanë në fokus moskryerjen e detyrēs së punonjësve të OSHEE dhe Ujësjellësit ashtu siç duhet, pasi qytetarët thonë se sahatët nuk kontrollohen asnjëherë dhe vlerat e faturave caktohen sipas dëshirës së tyre pa u bazuar fare te shpenzimi i kryer.

Denoncimi i qytetares:

Edhe une mund te deshmoj te njejten gje nga ujesjellesi. Ne vazhdim ju sjell fotot. Pervec kesaj mund te deshmoj gjithashtu qe fatura e gushtit duhet te ishte zero dmth vetem veres fikse sepse ne ate muaj ska qene askush ne shtepi por nderkohe ne gusht ka ardhur nje shume e tille e pakuptueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit