Policia doganore në Portin e Ankonës, Itali, ka sekuestruar 16 ton mbetje të rrezikshme, të destinuara për transport nga Italia drejt Shqipërisë. Mësohet se kamioni që mbante ngarkesën ishte duke u imbarkuar në një anije me destinacion Portin e Durrësit.
Autoritetet bënë të ditur se transportimi i këtij lloj materiali kërkon ndjekjen e një procedure bonifikimi, e cila duhet të realizohet nga vendi pritës. Në këtë rast, transporti po kryhej në mënyrë të paligjshme, pa autorizimin dhe dokumentacionin teknik të nevojshëm.
Kompania italiane përgjegjëse është paditur për trafik të paligjshëm mbetjesh dhe falsifikim të dokumenteve.