Misteri për Grubin: Është parë në pompë të benzinës, por nuk ka hyrje formale në Shqipëri?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.12.2024, 09:50

Vazhdon paqartësia për çështjen e vendndodhjes së Artan Grubit. A është në Kosovë, Shqipëri apo në një vend krejtësisht tjetër? kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit për vendndodhjen e Artan Grubit, u përgjigj që nuk ka dëshirë të spekulojë.

Edhe zëvendëskryeministri Izet mexhiti tha se vendndodhja e Grubit mund të jetë Shqipëria ose Kosova.

TV21 raporton se ishte në Tiranë dhe rrugës u ndal në dy pika karburanti ku pyetëm punonjësit në pompat e benzinës, na thanë se e kishin parë duke përdorur tualetin. Nga ana tjetër, TV21 në një bisedë informale me institucionet në Tiranë mësoi jozyrtarisht se hyrja formale e Grubit në Shqipëri nuk është regjistruar.

Nga disa institucione me të cilat folëm në Tiranë, na thanë se nuk është mirë të spekulohet për praninë e Grubit në Shqipëri, sidomos duke pasur parasysh rrezikun e prishjes së marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe koalicionit VLEN.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit