Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e djeshme në Messini, Greqi, nën akuzën e abuzimit ndaj dy vajzave të mitura. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe mediave lokale për shkak të rrethanave të rënda të çështjes.
Sipas raportimeve, periudha në të cilën kanë ndodhur ngjarjet e dyshuara përfshin vitet 2016 deri në 2021. Gjatë kësaj kohe, i dyshuari jetonte në zonën e komunës Pylos Nestoros së bashku me ish-bashkëshorten e tij. Mësohet se ai akuzohet për abuzim sistematik ndaj vajzës së tij të mitur dhe ndaj vajzës së mitur të ish-bashkëshortes.
Pas lëshimit të një urdhër-arresti nga Hetuesja e Parë e Kalamatës, 50-vjeçari u gjet dhe u ndalua nga autoritetet në Messini. Sipas burimeve policore, arrestimi është rezultat i një hetimi të gjerë mbi rastin, i cili ka nxjerrë në pah dyshime të forta mbi përgjegjësinë e tij. Vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të çështjes.