Elon Musk kërkon punonjës në distancë në mbarë botën për 256 mijë euro në vit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.12.2024, 19:02

Elon Musk dhe kompanitë e tij po kërkojnë punonjës të rinj, shumë të kualifikuar në mbarë botën, me paga që mund të arrijnë deri në 256 mijë euro në vit.

Gjithashtu, shumë prej tyre u lejohet të punojnë në distancë.

Si të aplikoni?

Plotësoni formularin dhe shkruani CV-në tuaj në faqen e internetit të kompanisë. Ndër punët e kërkuara është trajnimi i Inteligjencës Artificiale dhe paga është mbi 5 000 euro në muaj.

Ndër punët me pagesë më të lartë është puna si inxhinier i lartë ekspert në sistemet elektrike dhe fotovoltaike (minimumi 5 vjet përvojë në këtë sektor).

Ato fillojnë nga 79 mijë e 200 dollarë deri në 270 mijë, në varësi të aftësive të demonstruara në intervistë dhe pozicionit që kandidati do të mbulojë.

Disponueshmëria për udhëtime është e nevojshme në përputhje me kërkesat e projekteve që do të menaxhoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit