Lëkundje sizmike në Shqipëri, tërmeti ndihet edhe në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.12.2024, 18:18

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Shqipërinë këtë pasdite, në orën 18:01.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 13 km, me epiqendër në koordinatat 41.590°N dhe 20.150°E, rreth 40 km në veri-lindje të Tiranës dhe 12 km në lindje të qytetit të Burrelit.

Tërmeti u ndie në disa zona të vendit, përfshirë Tiranën dhe rrethinat e saj, si edhe në qytetin e Burrelit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit