Trafikantët e drogës kamufloheshin si gazetarë, shisnin ekstazi në Bllok

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.12.2024, 15:12

Katër persona, të cilët akuzohen për shpërndarjen e ekstazisë në zonën e ish-Bllokut janë vënë në pranga.

Të arrestuarit janë gazetarët Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra, të cilët punonin në portalin “Publik.al”, në pronësi të Naim Nokës (edhe ky i arrestuar, së bashku me djalin e tij).

Grupi i trafikantëve që kamufloheshin si gazetarë, ushtronte aktivitetin e paligjshëm përmes zyrës së portalit të vendosur në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit janë zbuluar pajisje që dyshohet se shërbenin për kultivimin e kanabisit, ndërsa ka ngritur dyshime se grupi mund të ketë kultivuar drogë në vende të tjera.

Lidhur me ekstazinë, dyshohet se ata e siguronin përmes rrugëve nga Kosova dhe Serbia. Çmimi për shumicë i drogës ishte 10 mijë lekë për tabletë, ndërsa për blerës individualë një tabletë shitej me 30 mijë lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit