Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Çukas të Lushnjes.
Një 24-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur për vdekje një këmbësor 63-vjeçar.
Viktima Namik Halili nga Durrësi ka qenë duke mbledhur bar. Në momentin që do kalonte rrugën, ai ka patur një deng bari në shpinë dhe 24-vjeçari e ka përplasur me makinë.
Përplasja ka qenë e rëndë dhe 63-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa i riu është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.