E zë masivi me gur, humb jetën punëtori në Berat

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.12.2024, 13:27

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Berat, ku një punëtor 47-vjeçar humbi jetën gjatë punimeve në rrugën e Kalasë. Incidenti ndodhi rreth orës 11:30, në lagjen "13 Shtatori", kur një masiv guri u shkëput dhe e zuri poshtë punëtorin, i cili po punonte për një subjekt privat.

Punëtori, shtetasi G. S., banues në Berat, u nxor nga masivi i gurit nga shërbimet e emergjencës dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve të rënda.

Autoritetet ndodhen ende në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit