Prej 5 vitesh banorët e Paskuqanit pa rrugë, qytetari: S’kemi si të ikim në shtëpi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.12.2024, 11:28

Një qytetar i zonës së Paskuqanit 2 ka denoncuar mungesën e një rruge që do të lidhte lagjen e tyre me kopshtin dhe shkollën "Jashar Hoxha". Përmes një videoje të dërguar në redaksinë tonë, qytetari shpreh shqetësimin për mungesën e infrastrukturës, e cila i detyron banorëttë parkojnë automjetet në rrugën kryesore, pasi nuk kanë akses për të hyrë në banesat e tyre.

Pavarësisht se prej pesë vitesh ka nisur një proces për ndërtimin e kësaj rruge, qytetari shkruan se ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. Në zonë, disa prej tyre kanë prishur muret rrethuese të shtëpive për t’i hapur rrugë projektit, ndërsa të tjerë vijojnë të presin pa asnjë përgjigje.

Qytetari shprehet se ky përbën një problem madhor për banorët, të cilët i kanë bërë thirrje Bashkisë Kamëz dhe kryetarit të saj, Rakip Suli, që të ndërhyjnë sa më shpejt.

Ai e cilëson situatën si të papranueshme për vitet 2024-2025 dhe ngre akuza për vjedhjen e tenderave.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq Albania Kam ni kerkes tpakten per ket vit te ri se u bon 5 vjet qe na ka ardh letra per tu hapur kjo rrug Por Kurr nuk erdhen… kjo rrug ka per qellim te lidh kodren e paskuqan 2 me kopshtin dhe shkollen Jashar Hoxha dhe makinat I lejm ne rrug krysore se skemi si te ikim ne shpi… esht turp per shqiprin se sot jemi 2024-2025 dhe akoma skemi rrug, ne si qytetar I kerkojm Bashkis Kamëz dhe Z.Rakip Suli te na e boje ni rrug te pakten, Faleminderit joq Albania se ju jeni zeri i popullit……. Disa I kan prish avllite disa po presin !! Faleminderit nqs ju e postoni se pasha zotin jemi si ne vitet 90 kur kemi ardh Tirane ska ndrryshu asgjo.. Vetem ju kur ta ndrryshoni ket vend. Se I vjedhin edhe tendrat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit