Ditët e fundit në internet, skema phishing të vjedhjes të të dhënave kanë nisur të aplikohen gjerësisht ndaj autidencës target shqiptarët e moshës së mesme. Burra dhe gra janë tentuar të mashtrohen me skema të vjedhjes të të dhënave online duke u joshur me kupona ushqimorë dhuratë me vlerë 10,000 Lekë.
Rrjeti i supermarketeve SPAR Albania ka reaguar duke paralajmëruar konsumatorët për mashtrimin që po qarkullon në rrjetet sociale dhe në mesazhe private, ku pretendohet se ofrohen kupona dhuratë me vlera të larta në emër të kompanisë.
Në një njoftim të fundit, SPAR Albania ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këto skema mashtrikit dhe ka kërkuar nga qytetarët që të jenë vigjilentë ndaj joshjeve që bëjnë hakerat për t’i vjedhur të dhënat konsumatorëve shqiptarë.
Këto mashtrime kanë për qëllim mbledhjen e të dhënave personale ose të llogarive bankare të qytetarëve, duke shkaktuar dëme serioze financiare apo të tjera.
Deklarata zyrtare e SPAR Albania
SPAR nuk kërkon të dhëna sensitive si llogari bankare apo adresa personale përmes mesazheve online apo telefonatave.
Çdo informacion i tillë mund të kërkohet vetëm në rastet kur konsumatori është shpallur fitues i një loje promocionale dhe kjo ndodh ekskluzivisht në prani të një përfaqësuesi zyrtar të SPAR pranë zyrave qëndrore.
SPAR Albania i fton qytetarët të mos bien pre e këtyre skemave mashtruese dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta.
Gjithashtu, ata këshillojnë konsumatorët të verifikojnë çdo informacion të marrë përmes burimeve zyrtare të SPAR Albania, si faqja e tyre zyrtare ose pikat e kontaktit të mirënjohura.
View this post on Instagram