“Fatorinoja më la në dorë numrin e telefonit!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.12.2024, 10:14

Një e re ka denoncuar sot në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje që i ndodhi gjatë udhëtimit me autobus në zonën e Tiranës së Re.

Sipas rrëfimit të saj, fatorinoja, një burrë i shkurtër, me flokë të thinjura dhe me kapele u soll në mënyrë të çuditshme ndaj saj.

Qytetarja bën thirrje që të gjendet një zgjidhje për situata të tilla, të cilat mund të përshkallëzohen edhe në ngacmime seksuale.

Ajo thekson se raste të tilla nuk janë të rralla dhe shumë vajza të tjera mund të ndihen të kërcënuara nga sjellje të ngjashme.

“Pershendetje JOQ! Doja te beja publike nje rast me faturot e tiranes se re qe me ndodhi diten e sotme. Personi ishte i shkurter m flokt te thinjura dhe mbante kapele. Duke par gjate gjithe kohes me pas u afrua per te hyre ne muhabet dhe kur kam dal nga autobusi me la ne dore nr e telit. Mua realisht me ka shokuar si ngjaje sepse po bente dhe viktimen ne menyren si fliste.

Do ju lutesha te gjendet nje zgjidhje pee te tilla rastesh sepse si une ka dhe shum vajza te tjera qe mund te shkoj dhe ne ngacmim seksual situata.”-shkruan ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit