Drake, një nga artistët më të njohur të muzikës hip-hop, dhuroi 10,000 për fituesen e konkursit të organizuar nga pastiçeria "Casuals Cakery" në Toronto, ku pjesëmarrësit konkurruan si sozitë e reperit.
Konkursi u zhvillua më 14 dhjetor dhe përfshiu fansa që rikrijuan pamje të ndryshme ikonike të Drake gjatë viteve. Fituesja, Makayla Chambers, spikati me interpretimin e saj si “Girl Drake,” duke përfshirë një stil të veçantë. Ajo kishte kapur dy bishta, kishte vizatuar mjekrën dhe kishte veshur një triko të madhe bezhë me pantallona të zeza, bazuar në një nga pamjet e reperit këtë vit.
Në konkurs morën pjesë edhe shumë të tjerë me versione të ndryshme të Drake, si “Ozempic Drake,” “Denim Drake” dhe “Durag Drake,” siç u tregua në një video të ndarë nga influencuesi Anthony Po.
Vetë 38 vjeçari, postoi momente nga konkursi në rrjetet sociale, duke theksuar dashurinë që ka për këtë qytet.