Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.12.2024, 17:57
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Barç të Korçës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Ngjarja ka ndodhur në prani të prindërve të tij, të cilët lajmëruan menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht, i riu Klarenc Callo nuk mundi të mbijetojë.
Mëngjesin e kësaj të hëne, shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka bërë të ditur lajmin e trishtë në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke mbajtur një minutë heshtje për nder të nxënësit të ndjerë. Në mesazhin e saj, shkolla e ka kujtuar Klarencin si një nga nxënësit më të dalluar dhe shembullorë.
I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Callo për këtë humbje të madhe.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.