Një incident i rëndë është denoncuar sot nga një qytetar në JOQ Albania. Ngjarja ka ndodhur në urbanin e linjës “Tirana e Re”, ku kontrollori ka ndaluar një student, duke i kërkuar abonenë e tij shoqëruar me kartën e studentit. Për shkak se nuk kishte me vete kartën e studentit, ata ia kanë marrë abonenë me pretekstin se nuk plotësonte kriteret.
Sipas denoncuesit, situata ka degjeneruar më tej, pasi njëri prej punonjësve e ka ofenduar studentin dhe ka nisur ta kërcënojë. Pasi debati ka eskaluar, punonjësi e ka kapur dhe e ka goditur studentin, derisa të pranishmit ndërhynë për t’i ndarë. Pas kësaj, punonjësit janë larguar nga autobusi, duke mos dhënë asnjë shpjegim për sjelljen e tyre.
Nuk është hera e parë që punonjës të linjave urbane dhunojnë qytetarë për arsye banale.